ga Telnis Skuqi
BUTRINT – Midhja e Butrintit, ose siç njihen ndryshe nga banorët e zonës “Mbretëresha”, vazhdon të ngelet jashtë tregut ndërkombëtar. Adritiatik Bufi, 60 vjeç, kultivues i midhjes, thotë se “mbretëresha” nuk shitet përtej kufirit prej 18 vitesh dhe kjo i ka krijuar atij një dëm të madh ekonomik.“ Punojmë me standardet e Bashkimit Europian, por edhe sivjet jemi “penalizuar” nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU”, shprehet Bufi. Sipas tij,
-ja ka “çertifikuar” midhjen me probleme,
me ngarkesë të lartë të bakterit “Escherichia Coli” dhe biotoksina. “Personalisht mendoj se kjo nuk është e vërtetë, sepse midhja është klasifikuar nga organizatat ndërkombëtare si produkti më i mirë në Mesdhe”, thotë Bufi. Ai tregon se midhja e Butrinit prej 45 ditësh ka nisur të ndjehet dhe shijohet në Sarandë dhe moshapja e tregut ndërkombëtar ka pakësuar fitimet. “Mungesa e tregut prej vitit 1994, ka bërë që çdo sezon të mos nxirren më shumë se 10 kv midhje”, shprehet Bufi, i cili garanton se midhja e Butrintit i plotëson të gjitha kushtet për eksport, por grupet e interesit përtej kufinjve kanë lobuar kundër midhjes shqiptare. “Është absurde, sepse vendi ynë laget nga deti Adriatik e Jon, sikurse edhe Italia e Greqia. Por, ndërsa ato prodhojnë e eksportojnë pa problem, ne vuajmë një embargo të heshtur”, shprehet i revoltuar Bufi, i cili thekson se rreth 80 subjekte private merren prej 20 vitesh me kultivimin e midhjes, ka mbi 60 impiante dhe sivjet mendohet të merren mbi 15 mijë kv, nga 12 që ishte një vit më parë. Për të, kultivimi dhe prodhimi i midhjes ka vlera të rralla ushqyese, të shëndetëshme aq të dëshiruara për konsumatorët “Të gjitha përpjekjet e thyerjes së bllokadës i kemi provuar. Madje, kemi pranuar si garant të midhjes sonë italianët, por nuk ia kemi dalë”, thotë Bufi, ndërsa shton se “po të shikosh me sy të lirë midhjen, ka pamjen e një mbretëreshe të ujërave që nuk ka të sharë”. Kultivuesi i midhjes nënvizon se produkti i tyre rritet në një zonë të pastër, nuk ka industri kimike, si dhe derdhje të ujërave të zeza në liqenin e Butrintit. “Midhja ka rritje normale dhe kjo tregon që ujërat janë shumë të pastra. Ajo është shumë e ushqyeshme, me shumë variacion në gatim dhe me një çmim të përballueshëm për çdo konsumator, që shkon 250-300 lekë kilogrami”, shprehet Bufi. Burime zyrtare nga AKU-ja, pohojnë se në fillim të këtij muaj analizat kanë rezultuar brenda standardeve, çka do të thotë se midhjet mund të konsumohen, por me kujdes. “Midhja e Butrintit është cilësore, por në periudha të ndryshme cilësia e tyre vlen për të dëshiruar”, shprehet AKU-ja.Të njëjtat burime thotë se midhja siç është e shijshme është dhe helmuese, madje mund të shkaktojë paralizë për konsumatorët. “Midhja është një produkt mjaft delikat dhe analizat pothuajse kryen çdo javë. Fatkeqësisht kemi vërejtuar se midhja tregtohet kontrabandë, gjë që vë në rrezik jetën e konsumatoreve. Në mungesë të një tregu të sigurtë, është mirë që midhjet të konsumohen të ziera”, pohon AKU-ja.