Kαταδικάστηκε χωρίς λόγο ο δημοσιογράφος Θ. Νίκας στους Αγ. Σαράντα!

Του Τελνίς Σκούκι
Χωρίς λόγο, όπως αναφέρουν  έγκυρες νομικές πηγές, καταδικάστηκε ο δημοσιογράφος Θωμάς Νίκας στους Αγίους Σαράντα. Η απόφαση λήφθηκε για ένα ρεπορτάζ, που γράφτηκε από τον κ. Νίκα τον περασμένο Μάρτιο, και το οποίο αφορούσε γεγονός, έκρηξη σε αυτοκίνητο, για το οποίο είχε βγάλει
δελτίο τύπου η αστυνομία. Ο κ. Νίκας απλά κατέγραψε τα συμβάντα, ενώ ο δράστης, που τοποθέτησε τον εκρηκτικό μηχανισμό, δεν έχει ακόμη συλληφθεί... Ακολουθεί ολόκληρο το ρεπορτάζ του Τελνίς Σκούκι...
***
SARANDË – Gjykata e Sarandës dje mori një vendim të çuditshëm, duke dënuar me gjobë prej 150 mijë lekësh të reja gazetarin e “Gazeta Shqiptare”, Thoma Nika, vetëm pse ka publikuar një lajm në gazetë. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Gentiana Xhelili, e cila mbrojti paditësin Haxhi Musaj.
Vendimi u dha për një shkrim të shkruar nga gazetari Nika, për një ngjarje të ndodhur më 9 mars të këtij viti. Ngjarja pranohet nga të gjitha palët, por gjykatës nuk i pëlqen mënyra si është shkruar lajmi. Bëhet fjalë për një shpërthim me tritol në automjetin tip “Fuoristradë” të ish-shefit të Urbanistikës së Sarandës, Haxhi Musaj. Dhe ndërkohë që autori i ngjarjes nuk është kapur ende nga policia, ç’bën drejtësia shqiptare? Penalizon gazetarin vetëm pse e ka raportuar lajmin në gazetë.
ÇUDIA
“Gazeta Shqiptare” në marsin e këtij viti, ashtu siç kanë bërë shumica e gazetave dhe televizioneve kryesore kombëtare, ka botuar lajmin mbi vënien e eksplozivit në makinën e Musajt. Ndonëse lajmi i botuar ka qenë shumë korrekt në çdo element të tij, referuar ngjarjes së ndodhur dhe komunikatës zyrtare të policisë, i dëmtuari nga tritoli, inxhinieri Haxhi Musaj, ka pretenduar se është dëmtuar shumë më tepër nga kronika e ngjarjes, botuar në “GSH” dhe në mënyrë absurde ngre padi ndaj kolegut Nika. Thelbi i padisë është se: Haxhi Musaj e quan dëm pse është cilësuar ish-shef Urbanistike, ndërkohë që ka mbajtur edhe detyra të tjera, madje edhe është dekoruar për punët e tij?!
PROCESI QESHARAK
Pas 6 muajsh maratonë gjyqësore, që për ne është proces qesharak, dje gjykata ka dënuar gazetarin me gjobë, pa u merakosur aspak që në asnjë paragraf të lajmit të botuar nuk ka asnjë element të shpifjes, fyerjes, apo cenimit të personit. Padia ndaj gazetarit Nika ngrihet mbi pretendimin se inxhinieri Haxhi Musaj nuk është ndjerë komod, kur cilësohet si ish-shef urbanistike i Bashkisë Sarandë e sidomos kur në lajmin e botuar përmendet se ai për vite me radhë ka pasur punë me drejtësinë. Ky, një fakt absolutisht i vërtetë, pasi është akuzuar për shpërdorim me detyrën e kryeurbanistit për disa leje ndërtimi abuzive.
Paditësi nuk mohon asnjë rresht të artikullit të 9 marsit, por për shembull, konteston shprehjen “ka pasur punë me drejtësinë”, ndërkohë që pranon se ka qenë në një proces gjyqësor vite me parë. Dhe sipas tij, të kesh një proces gjyqësor, nuk do të thotë që “ke pasur punë me drejtësinë”! Burime jozyrtare thanë se vendimi i drejtësisë është produkt i një bashkëpunimi të vjetër mes Musajt dhe gjyqësorit në Sarandë, i cili e ka Haxhi Musajn në krye të listës së ekspertëve të vet, përfshi edhe për procese që ndjek gjyqtarja, Gentiana Xhelili.
DENONCIMI
Angazhimi i Musajt në procese ekspertize për llogari të gjykatës ka qenë shkaku i vërtetë i shtyrjes së disa seancave të procesit që ne denoncojmë, ndërkohë që i ka paraqitur ato si arsye shëndetësore. Ky proces ka pasur gjyqtar të parë Rasim Dodën, por duke qenë se Haxhi Musaj kërkoi përjashtimin e tij nga procesi, për anësi ndaj gazetarit, për faktin e thjeshtë se në mënyrë të përsëritur ky gjyqtar ka kërkuar pushimin e çështjes. Gjykatësja e re vendosi ta dënojë me gjobë gazetarin, ndërkohë që autori i shpërthimit me tritol shëtit ende i lirë. Kjo është drejtësia shqiptare!
“GSH”