700 κιλά μαριχουάνα λίγο έξω από το Αργυρόκαστρο!

Του Τελνίς Σκούκι

Πάνω από 700 κιλά μαριχουάνας μπλοκαρίστηκαν 3χλμ. έξω από την πόλη του Αργυροκάστρου . Τα ναρκωτικά βρέθηκαν σε φορτηγό, που οδηγούσε 46χρονος από την Αυλώνα. Η μαριχουάνα ήταν χωρισμένη σε 286 πακέτα με διαφορετικά βάρη , κρυμμένη στα τοιχώματα. Η αλβανική αστυνομία ανέφερε ότι τα ναρκωτικά προέρχονταν από το Λαζαράτι, ενώ ο
προορισμός ήταν η Ιταλία. Κατά τη διάρκεια του Νοεμβρίου, η αστυνομία κατέσχεσε Αργυρόκαστρο σε επτά διαφορετικές περιπτώσεις περίπου 2 τόνους μαριχουάνας , ενώ οκτώ άτομα συνελήφθησαν.
***
GJIROKASTËR, 29 Nëntor/ATSH-Telnis Skuqi/ – Mbi 700 kg marijuanë u bllokuan sot, 3 kilometra në dalje në qytetit të Gjirokastrës, ndërsa një drejtues kamijoni u ndalua, njoftoi policia lokale, në jug të vendit.
“Lënda narkotike u zbulua në kamijonin tip “Iveko”, me targa AA 928 AZ, me drejtues Eduard Sako, 46 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, tashmë i ndaluar”, tha policia. I njëjti burim tha se lënda narkotike ishte ndarë në 286 pako me pesha të ndryshme, i fshehur në pjesën e brendëshme të karrocerisë.
Policia tha se lënda narkotike ishte me origjinë nga Lazarati, ndërsa destinacion ishte Italia.
“Një procedurë ligjore për paraburgimin drejtuesit të automjetit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme”, shprehet burime zyrtare.
Gjatë këtij muaj, policia e Gjirokastrës ka bllokuar në shtatë raste të ndryshme rreth 2 ton marijuanë, ndërsa 8 persona janë ndaluar.