Ρεπορτάζ του Τελνίς Σκούκι...
Τρία άτομα σκοτώθηκαν από λάθος στην εθνική οδό Αργυροκάστρου-Τεπελενίου. Ο Τελνίς Σκούκι, γράφει σχετικά: "Tre pjestarë të familjes humbën jetën aksidentalisht në
afërsi të fshatit Mashkullorë, pranë rrugës kombëtare
Gjirokastër-Tepelenë, njoftoi sot policia lokale, në jug të vendit. “Luan, Laurent dhe Faik Mancellari,
përkatësisht 62, 28 e 57 vjeç, që të gjithë lindur në Përmet dhe banues
prej vitesh në Sarandë kanë
gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi
automjeti tip “Fiat Punto”, me targa greke ZHI 7934, ka dalë nga rruga dhe më pas ka shpërthyer”, thuhet në komunikatën e policisë.Policia tha se aksidenti mund të jetë shkaktur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
“Në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë metër frenim, c’ka nënkupton se drejtuesi i automjetit, tashmë viktimë, e ka zënë gjumi”, nënvizon policia.
Të njëjtat burime thanë se viktima ishte duke udhëtuar drejt Sarandës.