Ρεπορτάζ: Τελνίς Σκούκι
Για 23 ολόκληρα χρόνια πάλαιψε νομικά να ανακτήσει την περιουσία, που πήρε στο Αργυρόκαστρο από την οικογένειά του το κομμουνιστικό καθεστώς του Χότζα. Και αφού του επιστράφηκε, τώρα την ξαναφτιάχνει. Ακολουθεί σχετικό ρεπορτάζ του Τελνίς Σκούκι στην αλβανική γλώσσα. GJIROKASTËR – Hysen Kodra, përfaqësuesi i familjes së vjetër
gjirokastrite Nishani, ka ndërmarrë
prej dy muaj një investim të guximshëm për t’u admiruar. Prej 23 vitesh, Hyseni ka luftuar për të rimarrë pronën e tij, që afro 70 vite më parë ia grabiti me dhunë sistemi komunist.
Afro 10 vite më parë, në tokën e tij ishte parashikuar të ndërtohej Korpusi Universitar, një projekt jashtë standardit, pasi nuk plotësonte asnjë kriter arkitekture në zonën muzeale. Ky projekt u hodh poshtë edhe nga specialistët e Drejtorisë së Monumeteve të Kulturës.
Aktualisht gjërat kanë ndryshuar. Hyseni fitoi çeshtjen ne rruge ligjore dhe afro dy muaj më parë ka nisur të ndërtoje mbi themelet e paraardhësve të tij.
Ai nuk ka ndërmend të heq dorë nga arkitektura mesjetare gjirokastre.
Sipas tij, projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, si dhe është në përputhje me të gjitha normat e lejuara për ndërtimet në zonën muzeale.
Hyseni më thotë se nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të ri, por me restaurimin e themeleve që gjenden poshtë sheshit ku ngrihej monumenti.
Investitori tregon se ndërtimi po ngrihet në vendin ku ka qenë banesa e gjyshit të tij.
“Duket fare qartë në projektin e përfunduar, se themelet e banesës sonë gjenden poshtë sheshit në fjalë dhe kur të përfundojë kati i dytë i banesës (hotelit) do të ngrihet në nivelin e sheshit pa dëmtuar pamjen e qytetit nga kjo pikë”, shprehet Hyseni, ndërsa shton se banesa e vjetër e familjes ka qenë e ndërtuar shekuj më parë, si gjithë shtëpitë e vjetra gjirokastrite dhe pas luftës në 1944 është sekuestruar nga komunistët.
Në 1954, vijon Hyseni, zjarri shkrumboj gjithçka, ndërsa pas shume vitesh në këtë vend u ngrit Pallati i Kulturës së qytetit që u prish për t’i lënë vendin monumenit të Enverit.
Në vitin 1993 prona u kthye nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe pas kërkesave të shumta më në fund është miratuar projekti restaurues për ta kthyer këtë vend në identitet.
“Askush nuk ka të drejtë të paragjykoje investimin tim. Nuk dua të hedh mijëra euro në lumë, por dua që ky investim të jetë një pasuri për Gjirokastrën”, pohon Hyseni, i cili tregon se vitet e fundit shumë gjirokastritë e vjetër po investojne për zhvillimin e turizmit.
“Turistët vendas dhe të huaj duan mjedise mesjetare ku të akomodohen, jo moderne. Unë këtë po bëj. Holeti dy katësh parashikohet të ketë 13 dhoma dhe një suitë”, thotë Hyseni. Për të respektuar arkitekturën, si dhe kujtimin e paraadhësve të mi, shprehet Hyseni, projekti është minimizuar nga katër në dy kate dhe është hartuar nga specialistë të monumenteve.
“Unë jetoj këtu dhe kam vendosur të ndërtoj të ardhmen, duke investuar në këtë qytet”, nënvizion Hyseni, ndërsa thekson se nuk dëshiron polemikat dhe zhurmë të pakuptimtë që është krijuar këto ditë.
“Personalisht kam menduar të reagoj në heshtje, pasi përgjigjjen ligjore keqdashësit e kanë marrë nga institucionet përkatëse. Unë dëshiroj t’ju ftoj të vizitoni banesën e përfunduar dhe të ndajmë sëbashku mendime në të mirë të Gjirokastrës”, thotë Hyseni.